Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka grabitur një dyqan nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, Sarandë.
48-vjeçari është identifikuar si Jorgo Kumaraku alise Leonard Kumaraku, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, përdorues i lëndëve narkotike.
Sipas policisë, dyshohet se ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Ndërkohë vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë; mësohet se 48-vjeçari është emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.
Në vitin 2008 atij i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë.
Ky i fundit u arrestua, por u la i lirë, pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.
Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.
Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.
Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë. Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq.
/abcnews.al/

