Zërat e çojnë te Napoli, Edoardo Reja sqaron gjithçka

schedule22:20 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 22:20 - 8 Dhjetor, 2019

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ishte dje i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Udinese dhe Napolit.

Menjëherë, mediet italiane shkruan se strategu kuqezi shihet si një kandidaturë e mundshme për të zëvendësuar Ancelottin te nënkampionët e Italisë.

Megjithatë, Reja për “ilnapolitane”, tha se nuk ka asnjë bisedim me Napolin dhe se është i bindur se Ancelotti do të rikthejë të kaltrit aty ku i takojnë: “Nuk kam asnjë kontakt me Napolin.

Është një moment i vështirë që po kalojne dhe isha dje në stadium vetëm për të ndjekur ndeshjen ndaj Udinese. Jam i bindur se Ançeloti me aftësitë që ka, do ta zgjidhë vetë këtë situatë. Do të jem edhe të martën për të përshëndetur Hamsik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!