ELBASAN- Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasani.
Lënda plasëse është vënë në katin e parë të një pallati, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm rreth orën 01:00 të natës.
Sipas tyre, në banesë, e cila ishte objekt i sulmit jeton një familje e përbërë nga tre anëtarë. Në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në banesë.
“Ora 01:00 e natës mund të ishte. Ne po flinim gjumë bashkë me vajzën. Dëgjuam një krismë shumë e fortë. Xhamat janë dëmtuar komplet.
Këtu poshtë jeton një familje: burri, gruaja dhe fëmija i tyre, por ata ikën në mbrëmje. Janë të gjithë të moshuar në pallat.
Nuk e dimë se si ndodhi. Aq u trembëm sa zemra më rrihet pa pushim. Shumë zhurmë e madhe”, tha një banore e pallatit./abcnews.al

