Jose Mourinho kërkon me doemos të përforcojë repartin e sulmit. Strategu portugez ka nisur të identifikojë disa lojtarë për të mbështetur edhe më shumë sulmuesin kryesor, Harry Kane. Raportimet nga “Mirror” dhe “The Sun” sugjerojnë se Jose Mourinho është vënë pas shërbimeve të Edin Dzeko.
Dzeko u largua nga Manchester City për t’u transferuar te Roma në 2015, në formë huazimi me të drejtë blerje. Së fundmi, boshnjaku nënshkroi një kontratë të përhershme tre vjeçare në gusht.
Ai është ende sulmuesi kryesor i Romës, duke e bërë edhe më të vështirë mundësinë e transferimit të tij në Londrën e Veriut. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që Dzeko do të dëshironte të largohej nga Roma ku luan titullar, për të qenë zëvendësues i Harry Kane./abcnews.al