Sulmuesi i Woverhampton, Raul Jimenez, ka barazuar rekordin e Kevin Doyle, i cili ishte lojtari i vetëm i “Ujqërve” që kishte kontribuar 30 gola në Premier League në historinë e klubit.
30 gola ka kontribuar edhe Raul Jimenez (19 gola, 11 asiste), por çka e bën edhe më absurd këtë rekord, është se meksikani është pjesë e Wolves prej vetëm 18 muajsh. Numri 9 i “Ujqërve” është një ndër sulmuesit më të mirë në Premier League dhe ky rekord e reflekton këtë gjë.
Të besuarit e Nuno Espirito Santo ishin surpriza e bukur e Premier League sezonin e shkuar, duke e mbyllur kampionatin në vend të shtatë dhe duke u kualifikuar në raundet e Play-Off të UEFA Europa League. “Ujqërit” arritën në fazën e grupeve, si dhe u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt. Një skuadër shumë simpatike dhe me lojtarë shumë cilësorë, një mes tyre dhe Jimenez./abcnews.al