Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“6 milionë euro për hallin e Berishës”/ Rama për kontratën e lobimit: Nga dolën këto para?

schedule17:46 - 27 Prill, 2025

schedule 17:46 - 27 Prill, 2025

Kryesocialisti hodhi hije të forta dyshimi mbi skandalin e kontratës se lobimit te Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ramës, shifra 6 milionë dollarë është shumë e lartë, shtuar dhe burimi i tyre, për të zgjidhur hallin personal të non-gratës së Berishës dhe familjes se tij.

“Jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mije u bë lecke edhe ai tha u mblodhën disa patriotë. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shume për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshte dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe më besnikët e Berishës, si Belind Këlliçi, që e hoqi non-gratën me kohë. Por për kryesocialistin, njolla e zezë e doktorit, nuk është problemi i PS, apo shqiptarëve më 11 maj.
“është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shpresë se do te hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik”, shtoi ai.

Por kur PD  sulmon SPAK, se hetohet për kontrata të mistershme miliona dollarë, Rama mbrojti drejtësinë, dhe tha se vota për PS garanton barazinë para ligjit, kurse vota për Berishen, çon tek drejtësia e vjetër, ajo e cila nuk guxonte as ti përmendte emrin.

“Ne garantojmë barazinë para ligjit. Por kjo nuk është e garantuar. Shqipëria nuk ka patur asnjë shenjë të barazisë para ligjit. Kurrë të hetohet dikush nga një prokuror i pavarur. Keni dëgjuar për Altin Dumanin. Prokuror i ndershëm e kurajoz.  Si ka mundësi, ky nuk thirri një politikan gjithë ato vite, hajde këtu po, ke dicka. Ku është tani.? ”, tha më tej kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!