Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partive serbe në Bosnjë-Hercegovinë u ndalohen financat shtetërore

schedule23:04 - 24 Prill, 2025

schedule 23:04 - 24 Prill, 2025

Zyrtari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë i ka ndaluar të gjitha financimet për partitë serbe në pushtet në pjesën serbe të shtetit, duke e rritur presionin mbi presidentin pro-rus të Republikas Sërpska, e që kërkohet nga policia mbi politikat e tij separatiste, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Christian Schmidt, diplomati gjerman me detyrë për të mbikëqyrur paqen në Bosnjë-Hercegovinë, ka akuzuar lidershipin e entitetit serb të Republika Sërpska për minimin e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës së viteve 1992-95.

Schmidt ka njoftuar për këtë vendim një ditë pasi oficerët e shtetit të Bosnjës tentuan të arrestonin Milorad Dodik, presidentin e Republika Sërpskas, por ishin ndaluar nga policia e armatosur serbe e Bosnjës.

Zyra e Schmidtit e ka autoritetin të ndryshojë dhe të vendosë ligje në Bosnjë-Hercegovinë.

Dodiku kërkohet për minim e Kushtetutës së Bosnjës përmes disa ligjeve që rritnin pavarësinë e entitet serb. Gjykatat boshnjake kanë lëshuar urdhërarrest për Dodikun në mars pas ai nuk shkoi për marrje në pyetje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!