Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oferta e Kalasë dhe heshtja e SPAK/ Gjikondi: Nuk mund të kalojë pa vëmendje, do të ketë një hetim për rastin

schedule18:35 - 22 Prill, 2025

schedule 18:35 - 22 Prill, 2025

Video e publikuar të shtunën nga Adriana Kalaja, e cila me zë dhe figurë, ofron para në këmbim të votës, nuk ka vënë në lëvizje asnjë institucion.

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, komentoi rastin në fjalë, duke u shprehur se çështja duhet të fokusohet edhe tek mesazhi që përcillet.

Gjikondi shtoi se një situatë të tillë SPAK do ta ketë në vëmendje, dhe se sipas saj është një rast që duhet hetuar.

“Jam e bindur që SPAK do e ketë në vëmendje. Nuk është puna vetëm tek zonja Kalaja, por tek mesazhi që ajo jep. Zonja Kalaja mund ta meritonte të ishte edhe tek lista e sigurt. I ngjan liderit shpirtëror të saj. Por e vuri në listë të hapur. Ajo vetë e kupton që nuk arritur asnjë frymë pozitive as te qytetarët. Dhe ka gjetur këtë rrugë. Mendoj se SPAK do ta shohë dhe vërtet ka për ta hetuar si rast. Mendoj që në këtë rast do të duhet të reagonte më shumë PS se sa Berisha. PS e Tiranës duhet të bënte një kallëzim në SPAK…Por e bëjnë edhe për ta bërë qesharake që e lënë…Por në situata të tilla duhet të mësohemi të jemi seriozë dhe të zbatojmë ligjin”, ka thënë Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!