LEZHË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Lezhës po zhvillon një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.
Ai theksoi se turizmi po përjeton një hov të madh dhe këtij trendi shtoi kryeministri duhet t’i përgjigjemi me investime cilësore.
“Në dy vite e fundit, sidomos, posaçërisht vitin e fundit ne po shohim projekte ambicioze që po na vijnë ne në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe me iniciativë të njerëzve të këtyre territoreve. Trashëguam një model turizmi të prapambetur dhe problematik.
Tani po i lë vendin një modeli tjetër, ku bazohet me ide dhe investime cilësore. Vlera e këtij bregdeti, vlera e gjithë këtyre territoreve, por edhe vlera e shtuar që do të sjellë turizmi do jetë ku e ku më e lartë se sa sot”, u shpreh Rama.
Ai theksoi se gara është për cilësinë dhe përthithjen e turistëve, të cilët kanë mundësi të konsumojnë më shumë.
“Gara jonë sot dhe për të nesërmen është por cilësinë, jo për sasinë. Ne arritëm vjet në 12 milionë turistë.
Kjo është një shifër, që do të rritet ende. Ne na duhet që këtë sasi të mbajmë dhe ta fuqizojmë nga pikëpamja e vlerës që na sjellë më shumë cilësi.
Duhet të krijojmë hapësira për turistët që konsumojnë më shumë dhe në këtë bregdet janë mundësitë për ti harmonizuar që të dyja”, tha ai.
Këto investime shtoi Rama do ta kthejnë bregdetin e Lezhës në një prej oazeve më të frekuentuara në Mesdhe.
“Jam i bindurit se këtë bregdet ta kthejmë në një nga bregdetet më të frekuentuara, por edhe në një bregdet me vlerë të shtuar të Mesdheut. Turizmi ka marrë hov të shtuar.”, tha ai./abcnews.al


