Ukraina ka njoftuar se Kievi dhe Washingtoni kanë nënshkruar një memorandum si një hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshjeje për burimet minerale në Ukrainë, një marrëveshje e promovuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Edhe pse të dy vendet ishin gati në shkurt për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim mbi burimet natyrore, ajo u vonua pasi një takim në Zyrën Ovale midis Trumpit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u shndërrua në një debat, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se memorandumi hap rrugën për një marrëveshje partneriteti ekonomik dhe ngritjen e një fondi investimi për rindërtimin e Ukrainës.
Trump tha se vetë marrëveshja mund të nënshkruhet javën e ardhshme, megjithëse pala ukrainase nuk dha asnjë tregues se kur priste të përfundonte marrëveshjen e plotë.

