Atentati ndaj Gjovalin Prendit, babait te Roan Brahimit, ne Pllane te Lezhes dyshohet te jete kryer nga vrases me pagese.
Ka dyshime te forta se autoret kishin informacion te hollesishem per vendodhjen e tij. Makina e tyre Porshe ndaloi para lokalit te viktimes dhe 64 vjecari prendi u qellua me bresheri arme duke mbetur I vdekur. Bashke me viktimen nw lokalin e tij ndodhej edhe nje person tjeter qe nuk eshte prekur nga plumbat.
Hetuesit e kesaj ngjarjeje mendojne se autoret e ekzekutimit, qe ishin persona te maskuar, duhet te jene te moshes 30-35 vjec
Ka te dhena se dje viktima gjovalin prendi ka pasur nje takim me nusen e djalit Roan Braimi, ne prag te perkujtimit te 1 vjetorit te vrasjes se tij ne athine.
Policia ka shoqeruar dhe ka marre ne pyetje 10 persona, por pa mundur te bjere ende ne gjurmet e autoreve.
Emri i viktimes Gjovalin Prendi nuk eshte i panjohur per policine, pasi ne janar dhe dhjetor te vitit 2020 lokalit të tij i jane bëre dy sulme me eksploziv dhe me armë zjarri. Asokohe pati vetëm dëme materiale.
Pista kryesore që po hetohet lidhet me hakmarrjen, pasi djali i viktimes Roan Brahimi i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshire në ngjarje kriminale.
Roan Brahimi njihet si armiku i Ervis Martinajt ndersa dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars të vitit 2024 në Larushk të Krujës.po ashtu ai eshte kerkuar nga policia te merret ne opyetje pas pas vrasjes se kusheririt te Ervis martinaj, Brilant Martinaj dhe dy personave te tjere ne korrik 2022/abcnews.al/

