Laçi pret Flamurtarin nesër (13:30) dhe do të tentojë fitoren për t’u afruar me kreun, sidomos pas humbjes së Partizanit në Ballsh. Kurbini është ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe situata nuk është aspak e mirë.
Gjithsesi, klubi i Laçit fton të gjithë tifozët të mbështesin ekipin kundër kuqezinjve nga Vlora. Hyrja në tribunën përballë dhe atë pas porte do të jetë falas. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, bardhezinjtë i bëjnë thirrje tifozëve që të bashkohen për të kaluar këtë moment të vështirë.