Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kamza, shembull i transformimit’/ Rama: Me ndryshimet e bëra, kupton sa vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie

schedule18:54 - 15 Prill, 2025

schedule 18:54 - 15 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kamëz në një takim elektoral me të rinjtë e kësaj zone. Nën sloganin ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, Rama tha se Kamza është shembull i transformimit.

“Para dy vitesh ju thashë njerëzve të Kamzës që të na jepnin mundësinë të vazhdonim punën e nisur dhe të na besonin që nëse do t’na jepnin mundësinë ne do bënim për Kamzën, Paskuqanin shumë më tepër akoma.

Sot jemi dy vjet prapa dhe faktikisht ngado të shohësh gjen se është ku e ku me cfarë ishte dhe kupton se sa shumë vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie a thua se vota është një biletë për të shkuar në stadium dhe a thua se besimin për t’ja dhënë votën dikujt është një fanellë për një skuadër. Vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur si duan të ndryshojë vendi ku ata jetojnë dhe cfarë duan ata të kenë.



Nëse ka një vend ku realiteti është një libër ku mund të shpjegojë kapitull për kapitull që nga infrastruktura, arsimi, shërbimet, pastërtia, gjelbërimi e kështu me rradhë është pikërisht.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!