“Shqipëria është grua, Europa është grua”, më ketë moto është mbajtur takimi kryeministrit Edi Rama i zhvilluar me gratë dhe vajzat. Gjatë fjalës së tij, kryeministri falënderoi gratë dhe vajzat për mbështetjen e dhënë për PS.
Ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe opozitën, duke u shprehur, se “këneta” i gëlltiti Kavajës, fituesin e Primareve.
“Këneta ja gëlltiti Kavajës fituesin e Primareve të të gjithë Tiranës. Gjynah ai i shkreti, besoi tek primaret dhe përfundoi të zorrët e Kënetës që i la me të dy gishtat në gojë demokratët kavajs. Ndërsa ne i dhamë dy deputete dhe dy kandidatë burra. Katër me zero është niveli i vlerësimit dhe i respektit për Kavajën”, tha Rama.
/abcnews.al/

