Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
/ abcnews.al


