Një konflikt casti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri- tjetrin pranë reth rrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, për të vazhduar më tej konfliktin në rrugën e kalasë në lagjen Varosh.
Sipas burimeve një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesen e kokës ku po merr mjekim në Spitalin e Lezhës ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia ku po ashtu dyshohet të ketë disa dëmtime.
/ abcnews.al


