TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Partia Socialiste nuk e diskuton fitoren më 11 maj. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë shumë pozitive me Bashkimin Evropian, që është shumë pranë për t’u arritur.
“Nuk diskutohet për mazhorancën mandati i katërt. I gjithë problemi, e gjithë vëmendja, e gjithë pesha është te mandati i pestë.
Pse te mandati i peshë, sepse mandati i katërt ja ku është shkoi dhe në fund të fundit, Shqipëria ndodhet në një situatë shumë pozitive, BE në prag, zhvillimi i turizmit shumë i mirë, investitorët që janë gati, reforma në drejtësie, që është shumë e fuqishëm.
Këto janë motorë që janë në punë. Por në fund të mandati të katërt, një pjesë shumë e madhe e këtij motorëve janë fikur, në mos janë fikur, janë dobësuar. Praktikisht është dobësuar entuziazmi, energjia vajtje ardhjet, në fund të fundit Evropa që instalohet në Tiranë.
Këto kanë marrë të drejtën e qytetarisë dhe janë bërë të zakonshme. Turizmi, do jenë vjetruar disa hotele. Evropa është e vjetër, edhe në kuptimin edhe te një hoteli, Shqipëria është e re, është e bukur, Ajo që është shumë e rëndësishëm do jetë zbehur reforma në drejtësi”, tha ai.
Ai komentoi edhe reformën në drejtësi, që sipas Çupit ndodhet në rrezik për shkak të vetes së saj. Më tej Çupi pohoi se drejtësia ka dëshmuar në disa raste se ka mbajtur anën e të padrejtës dhe kjo është shumë e rrezikshme.
“Reforma në drejtësia është në rrezik, jo prej të tjerëve, por reforma në drejtësi është në rrezik prej vetes së vet.
Gjëja me e rëndë për një reformë në drejtësi dhe për një drejtësia është të mbajë anën e të padrejtës. Po shohim elementë të një anësie në raport me të drejtën dhe të padrejtën.
Sot Sali Berisha nëse do ishte drejtësia realisht e prerë, me këto premtime që jep për mashtrim publik, do ta kishte çuar në prokurori të paktën si mashtrues publik, s’po shkojmë te ato 19 kullat, që duhet të ishte atje” , tha ai./abcnews.al

