Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Flakë në det”/ Gjykim të shkurtuar për 12 personat e pandehur

schedule14:25 - 9 Prill, 2025

schedule 14:25 - 9 Prill, 2025

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e 12 të pandehurve të arrestuar gjatë “Flakë në det” që procesi  ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Në 23 prill, Prokuroria e Posacçme do të lexojë konkluzionet përfundimtare  dhe do të kërkojë dënimin për të pandehurit. Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme në gusht të vitit  2023, ku të arrestuarit dyshohen nga SPAK Se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga janë vënë, Arlind Ismailukaj, Gezim Ccelaj, Nerim Çella, Armando Mema, Dritan Metaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Armando Papa si dhe dy shtetasit ukrainas Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.



SPAK dhe policia kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur në zonën e Patokut përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!