Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Armë pa leje dhe kultivim kanabis në Tiranë, pranga 50 vjeçarit me precedent të mëparshëm penal

schedule12:59 - 9 Prill, 2025

schedule 12:59 - 9 Prill, 2025

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit/pronës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të kontrolleve që kryhen me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Faza”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: A. G., 50 vjeç, banues në Kashar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 11 gota plastike me fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!