Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

schedule10:41 - 8 Prill, 2025

schedule 10:41 - 8 Prill, 2025

Ambicia e qeverisë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian brenda 2030 është një objektiv realist.

Kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila vizitoi për herë të parë Tiranën. Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama ku u ndal tek reformat e integrimit me në krye sundimin e ligjit.

“2030, a është pra një objektiv realisht? Po është, në rast se ne të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës. Pra, Shqipëria me reformat e saj, po jo vetëm reformat që duhen miratuar, por edhe këto reforma të miratuara që duhet të vihen në zbatim. Dhe këtu sundimi i ligjit është skajshmërish i rëndësishëm. Pasi sundimi i ligjit, shteti i së drejtës është një nga bazamentet, themelet e Bashkimit Europain, po është edhe themel i begatisë së një vendi, sepse në rast se investuesit kanë besim tek sistemi juaj ligjor, atëherë ata kanë besim që të investojnë në ekonominë tuaj.”



Në konferencën e përbashkët me shefen e diplomacisë së Brukselit, kryeministri Rama tha se mbyllja e grupkapitujve të anëtarësimit brenda 2027 është pjesë e planit të dakortësuar me Bashkimin Europian.

“Ambicia është që brenda vitit të hapim të gjithë kapitujt dhe e përsëris kur them ambicia, nuk është ambicia jonë, është pjesë e planit të dakordësuar dhe në momentin që të gjitha këto bëhen realitet, nuk ka asnjë pengesë.”

Kur na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, zv,presidentja e komisionit europian bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve në përmbushjen e reformave. Kurse Rama shprehu bindjen se shqiptaret do i japin një mesazh te qartë Brukselit më 11 maj.

“Në Shqipëri të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE, pra një mbështetje e gjerë dhe kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë dhe për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri, sepse ky është objektivi përfundimtar, pra jo vetëm thjesht reformat, por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetjen e plotë të partive politike.”

 “Unë jam i bindur që në 11 maj, ne do të marrim rezultatin e nevojshëm për të çuar përpara këtë proces, pa humbur asnjë minutë e përsëris.”

 Në krah të Kalas, Rama komentoi edhe tarifat ekonomike të vendosura nga administrata Trump për Shqipërinë.

“Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe në një farë mënyre komode për pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga Salla Ovale nuk kemi asnjë arsye të kemi asnjë shqetësim”

 Më herët, përfaqësuesja e lartë e BE-së u takua edhe me presidentin Bajram Begaj, i cili theksoi rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!