Mëngjesin e sotëm një apartament në katin e tretë është përfshirë nga flakët në Shkozë. Zjarri ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje u angazhuan tre stacione zjarrfikës dhe 30 forca zjarrfikëse.
Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/ abcnews.al


