Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pas finalizimit të operacionit policer, “Tabachino”.
Nga ky aksion i policisë, janë goditur dy raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara kontrabandë.
Sipas policisë këta shtetas kishin përshtatur në subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

