Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Republika Srpska shpall person non grata ministren gjermane

schedule20:08 - 4 Prill, 2025

schedule 20:08 - 4 Prill, 2025

Qeveria e Republikës Srpska e ka shpallur të premten person non grata, apo të padëshirueshëm, ministren gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, një ditë pasi Gjermania ia ndaloi hyrjen në vend liderëve të këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Gjermania dhe Austria njoftuan të enjten se tre liderët e entitetit serb të Bosnjës: presidenti Millorad Dodik, kryeministri Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, do ta kenë të ndaluar hyrjen në këto dy vende, për shkak se kanë nxitur krizë kushtetuese në Bosnje.

Qeveria e Republikës Srpska tha se masat e përmendura kundër saj nga Gjermania, si dhe deklaratat publike dhe vizita e sotme në Republikën Srpska e ministres Luhrmann, janë “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme dhe shkelje e konventave ndërkombëtare”.

“Për të mbrojtur integritetin politik dhe institucional të Republikës Sërpska, Qeveria prezanton masa reciproke, të cilat përfaqësojnë një përgjigje proporcionale dhe legjitime në përputhje me praktikat ndërkombëtar”, tha Qeveria e Republikës Sërpska të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!