Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Si mund të besojnë njerëzit në kënetë”, Rama ironizon PD: “Programi i Madhështisë’ është një farsë e madhe

schedule09:12 - 1 Prill, 2025

schedule 09:12 - 1 Prill, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur ‘farsë të madhe’ programim e Partisë Demokratike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai theksoi se qytetarët nuk i besojnë më Partisë Demokratike.

Sipas tij, premtimet e tyre për paga dhe pensione janë një falsitet total dhe nuk bazohen në logjikën ekonomike.



“Ka një ndryshim shumë të madh. Ato që thotë kënata, programi i madhështisë, përveç se është një farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij se thotë se më 12 maj të gjitha do të bëhen realitet, ne nuk themi kështu. Ne nuk themi kështu, por ne themi se në Shqipërinë 2030 do të arrihen këto parlamentar, nuk themi se në 12 maj do të bëhet realitet minimumi jetik 200 euro. Nuk e themi këtu, se nuk do të ndodhi kjo më 12 maj dhe do të ndodhë brenda mandatit dhe flasim për pensionet. Do të ndodhë në Shqipërinë 2030. Kemi bërë llogaritë shumë qartë llogaritë. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë? Kjo nuk ndodh”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!