Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama me shqiptarët në Athinë: Me votat tuaja, vrapojmë drejt Bashkimit Europian

schedule16:42 - 30 Mars, 2025

schedule 16:42 - 30 Mars, 2025

Kryesocialisti Edi Rama ditëm e sotme ka zhvilluar një takim me Diasporën në Athinë, pas atij të mbajtur një ditë më parë në Kretë.

Rama, u shpreh se shqiptarët zgjodhën rrugën e vështirë atë të emigrimit, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha që Shqipërisë t’i kthehet dinjiteti.

“Arsyeja përse zgjodhëm këtë sallë duke pasur parasysh edhe rrezikun që një pjesë mund të mos hyjnë brenda, është se unë do të doja të merrja edhe disa pyetje nga ju dhe t’u përgjigjesha. Pas zgjedhjeve ju jap fjalën që do vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh dhe për t’ju thënë që votat nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja duam të vapojmë së bashku për të realizuar ëndrrën që të jemi pjesë e Europës”, tha Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!