Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, një dashuri e madhe e kthyer në urrejtje

schedule11:05 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:05 - 6 Dhjetor, 2019

Procesi i divorcit kërkon shumë impenjime deri në firmosjen e dokumentave. Kjo është arsyeja pse Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth do të ‘bashkohen’ për një kohë.

Këngëtarja u zhvendos në shtëpinë e Liam-it, për të përfunduar plotësimin e dokumenteve dhe takimeve gjyqësore. Mesa duket kjo nuk është interpetuar mirë dhe është aluduar se ndoshta ata do të bashkohen një herë e mirë. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak të dashurit të saj të ri, Cody Simpson. E kujt do t’i pëlqente?

Sipas një raporti të konfirmuar, në 3 dhjetor nga gjykata superiore e Los Anxhelosit, avokati i Hemsworth rezulton se nuk i ka dokumentat e plota, për këtë çështja është quajtur e paplotë. Problemi duket se qëndron tek Miley, e cila nuk po firmos dokumentat. Kjo i ka bërë të gjithë të dyshojnë, e me të drejtë.

Menjëherë pas kësaj, Cyrus, i është kundërvënë, nëpërmjet një postimi në Instagram, të gjithë atyre që flasin fakte të paqena për atë.

“Unë e kam pranuar se jeta që kam zgjedhur kërkon që duhet të jem tërësisht e hapur dhe transparente 100%, me fansat që i dua shumë dhe publikun, gjatë gjithë kohës.

Ajo çfarë nuk mund ta pranoj është të akuzohem për një ‘krim’ të cilin nuk e kam bërë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk është një sekret që unë kam shkuar nëpër diskoteka që adoleshente dhe kam bërë çmenduri. Unë jo vetëm që kam pirë cigare, por kam konsumuar edhe hashash, kam eksperimentuar me drogëra të ndryshme, ku edhe kënga ime më e mirë flet për format e të kënaqurit trupin seksualisht.

Unë kam tradhtuar në lidhjet e mëparshme. Humba një marrëveshje me “Walmart”, në moshën 17 vjeçare, pasi shkatërrova një lidhje. Jam nxjerr jashtë nga “Transylvania Hotel”, pasi i bleva Liam-it për ditëlindje, një tortë dhe fillova të bëj veprime jo të përshtatshme për vende publike, gjithashtu jam lëkundur nudo në një top lëvizës, por në internet mund të gjesh foto të mia lakuriq, aq sa asnjë femër s’ka pasur ndonjëherë.”- shkruan Miley.
Më vonë u sqarua se për shkak të mungesave në dokumentacion, procedura e ndarjes së tyre do të zgjasë deri më 21 Janar 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!