Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhen 9 raste vjedhjesh/ Pranga 37-vjeçarit në Tiranë, shfrytëzonte dy të mitur në këtë veprimtari

schedule11:32 - 16 Mars, 2025

schedule 11:32 - 16 Mars, 2025

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar 9 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave.

Për këtë është arrestuar një 37-vjeçar, i dënuar me parë për vjedhje.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37-vjeçarit.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!