TIRANË– Në Rinas, Policisë Kufitare kanë evidentuar dhe goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria një sasi të konsiderueshme monetare, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.
Po ashtu është goditur një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë.
Autoritetet kanë sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, dy dokumente të falsifikuara dhe mallra të ndryshme kontrabandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 6 shtetas./abcnews.al

