Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç reagon pas protestës masive në Beograd: Energji negative dhe mllef, nuk pati të lënduar

schedule22:42 - 15 Mars, 2025

schedule 22:42 - 15 Mars, 2025

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç iu drejtua kombit me një fjalim pas protestës së studentëve në Beograd.

Ai u shpreh se ai tubim percolli mllef ndaj institucioneve serbe, shkruan RTS.

“U mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, theksoi ai.

Vuçiç ka thënë se janë lënduar rreth 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë dhe se personi i plagosur në sheshin Nikola Pashiç nuk është në rrezik për jetën.

Po ashtu, Vuçiç hodhi poshtë pretendimet se në protestë u përdor top zanor për të shpërndarë qytetarët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!