Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulet papunësia/ Ekspertja: Një faktor ndikues, ndërgjegjësimi i të rinjve. Priten tendenca pozitive në rritjen e pagave

schedule14:23 - 12 Mars, 2025

schedule 14:23 - 12 Mars, 2025

Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele një shifrore. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli deklaroi se nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia  ka zbritur në nivelin 8.8 për qind në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8 për qind.

Ekspertja për ekonominë Romina Radonshiqi, në një intervistë për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, u shpreh se ndër faktorët që kanë ndikuar është ndërgjegjësimi i të rinjve, që në shkollë, për të punuar. Sipas saj, ndikim kanë pasur gjithashtu edhe kostot e larta të jetesës.

“Së pari është ndërgjegjësimi. Të rinjtë kanë kuptuar se për të qenë të pavarur, duhet të përfshihen në tregun e punës dhe më pas të vendosin se çfarë do të vendosin, studim profesional apo universitar. Nëse janë në universitet e kanë më të lehtë të përfshihen në tregun e punës dhe kontribuojnë edhe në kostot e jetesës. Shumica e të rinjve që jetojnë në Tiranë, krahas interesit, mundohen të gjejnë punë. Pra lidhet me kostot e jetesës, qira, por së pari është ndërgjegjësimi i të rinjve.”, u shpreh ekspertja.

Sipas saj, krahas pagave, kushtet e punës janë përmirësuar ndjeshëm në raport me vitet e kaluara.

 “Tashmë vetë sektori privat ka kuptuar se është e rëndësishme që vendi i punës të ketë kushte të mira, trajnime, shpërblime monetare dhe jo monetare.”, u shpreh ekspertja, duke shtuar se pritet që të ketë tendenca pozitive në rritjen e pagave, kryesisht në sektorë si turizmi apo ndërtimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!