Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë goditur me grushte një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit.
Sipas policisë, tre të arrestuarit, 23, 29 dhe 39 vjeç, e kanë qëlluar policin në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:30./abcnews.al

