Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikuan mbytjen në Velipojë, Policia shpëton dy turiste kroate

schedule22:36 - 10 Mars, 2025

schedule 22:36 - 10 Mars, 2025

VELIPOJË- Policia shqiptare dhe ajo malazeze kanë shpëtuar dy turiste kroate, të cilat rrezikonin mbytjen në det.

Sipas policisë, ka qenë një shtetas francez, i cili ka dalë me not në breg të detit në Pulaj, (plazh i Velipojës) dhe ka kërkuar ndihmë për dy turiste nga Kroacia.

Ata po lundronin me mjetin e tyre dhe si pasojë e dallgëve të shumta mjeti ka hyrë në thellësi dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën Kufitare Velipojë dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, bënë të mundur nxjerrjen nga deti me një mjet lundrues të Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!