Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fenomeni Mirlind Daku/ Dy gola në elitën ruse, në duelin Rubin-Spartak

schedule23:37 - 9 Mars, 2025

schedule 23:37 - 9 Mars, 2025

Mirlind Daku ishte sërish protagonist i madh në Premier Ligën ruse të futbollit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi dy gola në fitoren që skuadra e tij, Rubin, arriti ndaj Spartakut të Moskës.

Suksesi ishte 2-1 dhe kjo falë rrjetave të yllit kuqezi që në pjesën e parë. Skuadra moskovite reagoi më pas duke shkurtuar diferencën, por nuk e shmangu dot humbjen.

Për fat të keq, Daku u përjashtua me karton të kuq në minutën e 75-të. Sulmuesi shqiptar ka 11 gola dhe 6 asistë në 19 ndeshje të kampionatit rus deri tani, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë këtë sezon.

Ai është në formë shumë të mirë pikërisht në kohën e duhur, pasi në 21 e 24 mars kombëtarja luan dy ndeshjet e para eliminatore në Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!