Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sakrifica e një nëne për fëmijën/ I biri vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ëma tregon kalvarin e vuajteve

schedule12:17 - 9 Mars, 2025

schedule 12:17 - 9 Mars, 2025

Prindërimi nuk është i lehtë, por, mënyra sesi jeta të sprovon me të është unike për secilin. Për Majlindën nga Dibra, vështirësitë e të qenurit nënë nisën që pas humbjes së bashkëshortit në moshën 32 vjeçare, si pasojë e një aksidentit në pune.

Humbja e kryefamiljarit, nuk ishte një sprovë e rëndë vetëm për Majlindën në rritjen e 4 fëmijëve, por, edhe zanafilla e kalvarit të sëmundjes së djalit të tyre Arbenit. Humbja e babait, Arbenit 10 vjeçarë në atë kohë gradualishtë i rëndoi gjendjen psikologjike dhe emocionale, derisa në moshën 17 vjeçare u diagnostikua me probleme të shëndetit mendor.

“Nga meraku i të atit, se i ka vdek 34 vjeç, aksident në hekurudhë. Ka qenë i dhënë shumë pas të atit. Ky ka qenë në klasë të 4, e mban mend, kurse vajzat jo. Njëra ka qenë 6 vjeç, tjetra 4 dhe e fundit ka qenë 2 vjeç e gjysë. I kam rritur fëmijët jetim.”

Arbeni sot është 47 vjeç, ndërsa 2 vitet e fundit i ka kaluar i shtruar në spitalin e psikiatrisë në QSUT, ndërsa nënë Majlinda me lot në sy tregon kalvarin e vuajtjeve me të birin. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur Arbeni, për shkak të rëndimit të skizofrenisë, e ka dhunuar nënën e tij, por jo vetem.

“E kam vizituar djalin në vit të 3 të gjimnazit, ka vazhduar me këtë sëmubdje djali, kurohej e merrja në shtëpi, e sillja prap këtu. Djali ka pak vjet që nuk i pin ilaçet në shtëpi dhe u bë më keq, dhe e kanë shtruar këtu. Më ka dhunuar, jam qep me 7 penjë në kokë. Ma ka përplasur kokën për tokë. Krahin ma ka thyer, se ai nuk kupton, jo se don. Dhunën e ka pasur që kur është sëmurë, e mbaja 6-7 muaj edhe e sillja sërish. Edhe këtu është i dhunshëm, po stafi bën një punë të jashtëzakonshëm.”

Pas kaq shumë vaujtjesh dhe me zemër të copëtuar, Majlinda e kujton të birin si një djalë të qetë dhe ekselentë me mësime, për të cilën ka dhe pengun e jetës që nuk mundi të shkollohej, për të realizuar edhe ëndërrën fëmijërore.

“Shumë me sakrificë i kam rritur. Djali thonte në vitin e parë gjimnaz që do bëj shkollën e do shkoj në të lartën. Djali mu sëmur për fat të keq. Ai donte të bëhej mjek.”

Historia e Majlindës, është ndër ata historit e rralla ku na dëshmon më së miri sakrificën dhe pagjumësin e një nëne për të rritur te vegjelit e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!