Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për drogë dhe marrëdhënie me të mitur, arrestohet 30-vjeçari

schedule12:06 - 8 Mars, 2025

schedule 12:06 - 8 Mars, 2025

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Escape”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Në pranga ka rënë një 30 vjeçar.

“Bëhet e ditur se eshte arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!