Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gratë në biznes/ Sipërmarrësja Dudaj: Mora shtysë të madhe nga një kompeticion në Shqipëri

schedule20:59 - 7 Mars, 2025

schedule 20:59 - 7 Mars, 2025

Sipërmarrësja shqiptare në New York, Alisa Dudaj thotë se shtysën për të hapur biznesin e saj, e mori pas pjesëmarrjes në një kompeticion në Shqipëri.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Dudaj u shpreh se ka të punësuar edhe gra në biznesin e saj.

“Unë e kam filluar pasi u diplomova në New York. Aty më lindi ideja, që kisha dëshirë që edhe unë të hapja brandin tim. Gjyshja ime, gjithashtu dhe mamaja ime kanë qenë sipërmarrëse, që në fillim. Me kursimet e tyre kanë hapur biznese. Kisha shtysë edhe nga ato që të filloja diçka timen. Më shumë gra dhe vajza duhet të fokusohen te vetja e tyre dhe të fillojnë sipërmarrjen e tyre. Shumë e rëndësishme, unë e kam filluar biznesin tim, pasi mora shtysë shumë të madhe pasi mora pjesë në një kompeticion në Shqipëri. Ishte një hapësirë, vendi jonë donte që vajzat shqiptare të hapnin bizneset e tyre, pastaj aplikova edhe te start-upet. Isha shtysë akoma më e madhe. Unë ndihmoj edhe gra të tjera, që punojnë për mua, që të kenë rroga relativisht të mira për vendin tonë dhe kushte të mira pune”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!