Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump kërkon gjunjëzimin e Kanadasë/ Pëllumbi: Mund t’ja arrijë qëllimit të tij përmes politikave ekonomike

schedule21:59 - 6 Mars, 2025

schedule 21:59 - 6 Mars, 2025

Eksperti i gjeopolitikës Alfred Pëllumbi thotë se Trump mund të arrijë qëllimin e tij për Kanadanë duke përdorur bindje ekonomike.

Sipas tij, me Trudeau e ka personale sepse respekton politika liberale të cilat bien ndesh me pikëpamjet e presidentit amerikan.

“Besoj se Trump është i qartë në atë që thotë, ai  mund të arrijë qëllimet e tij. Duke marrë parasysh që Amerika mbështet financiarisht Kanadanë, ajo duhet të respektojë shumë politika. Me Trudeau e ka personale sepse gjatë qeverisjes së tij respektoi politikat liberale, u arrit deri aty sa në shkolla u futën tema transgjinore etj etj. Eksperimeti i tij kundër familjes arriti në nivele të frikshme. Trump e ka dhe ideologjike atë me Trudeau.



Mendoj që Trump mund ta bëjë këtë jo me forma presioni por me bindje ekonomike sepse politika ekonomike është presion. Trump do e bëj në atë formë që të ketë sukses. Në largimin e Trump, bota kaloi momente të vështira, Trump në një formë dhe tjetër arriti stabilitet ekonomik dhe gjatë 2016-2017 kishte rritje ekonomike.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!