“Emergjenca e një plani sanitar”, Petrit Vasili: Çfarë ndodh pas prishjes së godinave

schedule08:37 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 08:37 - 5 Dhjetor, 2019

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në studion e “Abc-ja e Mengjesit” me Enkel Demin vlerësoi emergjencën e një plani sanitar pas tërmetit.

Sipas Vasilit, ky plan është i domosdoshëm dhe se drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Vasili theksoi se ndërtesat e prishura kanë potencial dëmtues të shëndetit publik, ndërsa nuk janë marrë masa për një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Vaili: Pse duhet një plan sanitar? Duke filluar që nga ndërtimet e prishura dhe mbi të gjitha në të gjitha qendrat e grumbullimit kërkohen mjete sanitare. Ndërtesat e prishura që bashkë me to ka dëmtim të kanaleve dhe të gjithë këto së bashku kanë potencial dëmtues të shëndetit publik. Një nga artikujt e parë që kërkohet ndihma janë tonelata klor për të parandaluar një rrisk për një epidemi. Një plan sanitar pas tërmetit është nevojë jetike. Të tërë komunitetet që ju shikoni kërkojnë së pari një mbikëqyrje sanitare të vazhdueshme. Ndjekja me plan sanitar duhet të jetë edhe në tavolinën e emergjencës.  Duhet të verifikohen të gjithë fëmijët për vaksinimin. Të gjithë drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Nuk ka raportime për gjendjen shëndetësore. Pas prishjes duhet të hynin ekipet.

Demi: Edhe në mbledhjen  e sotme të qeveisë u fol për shembje të shpejta. Çështja e sanifikimit të zonë nuk u përmendur…

Vasili: Prishjet duhet të ndodhin pasi Prokuroria të marrë vendimin për mbylljen e hetimeve. Prokuroria duhet të thotë fjalën e fundit. Ne kemi një hetim të pa kryer të 21 shtatorit, kjo e bëri edhe më të rëndë 26 nëntorin. Shumë ndërtesa, pati denoncime në tv tuaj se nuk u morën masa. Apo në zonën e Thumanës që pa bërë ato, ka njerëz që humbën jetën

Demi: Ai tha sot dhe na u drejtua neve lehaqen, tha do marrin lajme nga Prokuroria.

Vasili: Ai ka quajtur mediat edhe qenefe. Unë kam bërë një propozim, po le ti mbajnë një ditë t’ja presin këtë mbledhjen e Ertv live./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!