Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po zhduken gjurmët”, Rama për prishjet e objekteve: Do ketë rezultat, KÇK do shfrytëzojë

schedule07:25 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 07:25 - 5 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë është ndalur edhe tek prishja e objekteve, të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Shefi i qeverisë u shpreh se kjo situatë ka krijuar edhe keqkuptime, duke qenë se është përfolur se prishja e objekteve zhduk edhe gjurmët me shkeljet në ndërtim.

Por sipas Ramës kjo nuk do të thotë asgjë dhe se të gjithë do të dalin para përgjegjësisë.

Do i kërkoja zv ministrit të mos vonojë, prishjet duhen të bëhen non stop, nuk ka asgjë për tu menduar. Bëhet inventari i familjeve që janë pronarë dhe prishen.

Këtu hapet edhe një keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet me hetimet dhe me nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendosjen para përgjegjësisë, godinat janë produkt i shkeljeve dhe policia me prokurorinë vahzdojnë punën dhe do ketë rezultat.

Do shkojnë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos së vet, kap ca të kapësh. Ne nuk do i japim kck mundëisnë të shqyejë ndonjë cop tjetër, por do bëjmë cmos që të gjithë referimet të jenë të kopsitura nga ana e drejtësisë. Kjo kërkon pak kohë, por edhe durim”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!