Një 41 vjeçar është gjetur pa shenja jetë brenda brenda ambientit të shkollës Industriale në Vlorë.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas policisë, 41 vjeçari dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes./abcnews.al

