Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dërgonim 3-4 avionë ngarkesa në javë”, Packouz rrëfen si u prish marrëveshja Diveroli – Trebicka në Gërdec

schedule20:33 - 3 Mars, 2025

schedule 20:33 - 3 Mars, 2025

Real Story sjell dëshminë e një prej personazheve të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit, David Packouz, Ish-zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”.

I ndjeri Kosta Trebicka, bashkëpunëtor me firmën AEY të Efraim Diverolit dhe David Packouz, befas e pa veten jashtë këtij biznesi.

Ai doli jashtë biznesit disa muaj përpara se të ndodhte shpërthimi i Gërdecit dhe pak ditë pas shpërthimit të Gërdecit, më 28 mars të vitit 2008, New York Times boton një artikull ku ekspozon pikërisht këtë aferë, korruptive mes kësaj kompanie amerikane që kishte marrë një tender të Pentagonit dhe autoriteteve shqiptare, të cilët po shisnin si fishekë të tyre, një sasi municionesh të prodhuara nga Kina, të ndaluara me ligj nga Pentagoni. Kosta Trebicka regjistron një bisedë me Efraim Diverolin dhe e transmeton atë në një media shqiptare dhe Efraim Diveroli thotë tekstualisht këto fjalë Kosta Trebickës: Çështja ka shkuar shumë lart, ka shkuar te kryeministri dhe te djali i tij, unë nuk mund ta luftoj këtë mafia, kafshët janë tërbuar.

“Kushdo që njeh historinë e Shqipërisë do të ishte në dijeni se pjesa dërrmuese e municioneve të tyre vinin nga Kina. Ne, si dy fëmijë nga Miami, nuk e dinim këtë. Ushtria amerikane duhet ta dinte. Nëse ata e dinin që në fillim, nuk di të them. Por unë di që, kur Ralph doli në gjyq, emailet e brendshme të qeverisë u dorëzuan dhe ushtria tha se këto municione janë kritike për misionin në Afganistan. Një herë, New York Times botoi një artikull shumë të sikletshëm dhe ekspozoi të gjithë situatën, dhe më pas ushtria bëri sikur nuk e kishte idenë dhe na anuluan kontratën.

Kur gjërat filluan të shkonin mirë dhe ne filluam të dërgonim rregullisht, Kosta, djaloshi shqiptar i kutive, po bënte ripaketimin. Ne po dërgonim tre, katër avionë ngarkesa në javë. Efraimi vendosi që donte të shtrydhte më shumë para nga marrëveshja, siç bënte gjithmonë.

Ai pyeti Kostën, djalin e kutive, nëse mund të merrte vesh se sa paguhej Ministria shqiptare e Mbrojtjes për municionin që po blinim, sepse ne po paguanim Henrin, tregtarin zviceran të armëve, dhe nuk po paguanim drejtpërdrejt shqiptarët. Kështu që Kosta kthehet pas disa ditësh dhe thotë: Municioni juaj po paguhet dy cent në Ministrinë e Mbrojtjes. Por ne po paguanim Henrin rreth katër cent. Kështu që Efraimi zemërohet pafund. Kështu

Efraimi vendos të shkojë në Shqipëri për të tentuar të rinegociojë me shqiptarët dhe të përpiqet të bëjë një marrëveshje direkt me ta.” -rrëfen Packouz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!