Barcelona ka rinovuar kontratën me talentin Ansu Fati. Sulmuesi anësor do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2022, si dhe klauzola e tij, për momentin, ka shkuar në 170 milionë. Kur të nënshkruajë kontratë profesioniste, pasi të mbushë 18 vjeç, klauzola e Fati do të jetë plot 400 milionë euro.
Njoftimi i Barcelonës: “Barcelona dhe Ansu Fati kanë arritur një marrëveshje për të përmirësuar kontratën e lojtarit deri më 30 qershor 2022, e cila mund të zgjatet edhe për dy sezone, si dhe klauzola e blerjes së tij është rritur nga 100 në 170 milionë euro.
Kjo klauzolë do të rritet në 400 milionë euro kur lojtari të nënshkruajë një kontratë profesioniste dhe të jetë pjesë e skuadrës së parë te Barça.”/abcnews.al