Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefat e policisë, në grupe kriminale/ GJKKO lë në burg 2 shefat e krimeve dhe ish-efektivin e Operacionale

schedule13:43 - 3 Mars, 2025

schedule 13:43 - 3 Mars, 2025

TIRANË- Gjykata e poscame ka lënë në burg tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunonin për trafikimin e sasive të mëdha të kanabis

Të arrestuarit me urdhër të SPAK:

  • Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
  • Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
  •  Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vitin 2022.
  • Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Grupi kriminal  është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prokuroria e posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 punonjës policie, një tjetër është në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin 2 grupe kriminale që operonin në Sarandë dhe Gjirokastrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!