Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefat e policisë, pjesë e grupeve kriminale/ SPAK: Bashkëpunonin për trafikimin e kanabisit

schedule11:56 - 2 Mars, 2025

schedule 11:56 - 2 Mars, 2025

Grupi kriminal pjesë e të cilit ishin edhe 4 efektivë të policisë së është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prokuroria e posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 punonjës policie, një tjetër është në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin 2 grupe kriminale që operonin në Sarandë dhe Gjirokastrës.

Në pranga është vënë, shef i krimeve në policinë e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, ndërsa aktivitetin kriminal rezulton të ketë kryer në kohën që mbante detyrën e shefit të krimeve në qytetin e në Sarandës.

Po kështu u arrestua edhe Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Komisariatin e Himarës, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet kriminale në kohën që ka punuar në drejtorinë e Gjirokastrës në sektorin kundër trafikut të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga është vënë edhe Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vititn 2022.

Hazizaj prej vitit 2022 është pjesë e partisë demokratike duke garuar në zgjedhjet e vitit 2023 për bashkinë e Roskovecit. Efektivet e arrestuar jane pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur procedimi disiplinor për shkelje të renda. Ndërsa është shpallur në kërkim Evis Dervishi, shef i Policisë Kufitare të Sarandës.

SPAK ka identifikuar edhe drejtuesit e këtyre grupeve kriminale,  pari lidhet me shtetasit Kristo Qirici dhe Eldian Allushi. Qirici është vëllai I Edmon Papës I cili u vra në një atentat në vitin 2022 në Tiranë.

Ky grup akuzohet për trafikimin nëpërmjet pikës së Qafë-Botës në Greqi të  një sasie prej 1150 kg kanabis si dhe kanabis të përpunuar çokollatë vlera e të cilit përllogaritet në 1.7 milionë euro. Me anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar edhe dy punonjësit e policisë, Elvis Dervishi dhe Erdit Hazizaj.

“Rasti i trafikimit për në Greqi, më 07.03.2020, përmes pikës së kalimit kufitar, “Qafë Botë”, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro.”

Ndërsa rasti I dytë lidhet me sekuestrimin e një sasie prej 1.3 ton kanabis që u gjet në vitin 2020 nga policia e Gjirokastrës. Sipas hetimeve droga u gjet në një furgon shumë pranë Tepelenës.

Për kultivimin dhe trafikimin e  lëndës narkotike si dhe lehtësimin e pozitave penale të personave të përfshirë në këtë aktivitet kanë bashkëpunuar edhe efektivët Shkëlzen Rsuka dhe Ervis Alisinanaj.

“Në datën 01.10.2020, nga shërbimet e policisë Gjirokastër, në Tepelenë, në një furgon tip “Iveco” janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sattiva me peshë totale 1280 kilogram dhe e përberë nga 1360 bimë”, thuhet nga SPAK

Sipas SPAK, organizata kriminale ishte angazhuar edhe në pastrimin e parave të fituara nga ky aktivitet, përmes investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Roli i personave të përfshirë është zbuluar nga zbërthimi i i aplikacioneve SKY dhe Enchro Chat, ndërsa ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë por nuk është bërë ende i mundur identifikimi i tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!