Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detajet/ Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 2 të vdekur e 5 të plagosur

schedule08:23 - 2 Mars, 2025

schedule 08:23 - 2 Mars, 2025

PEQIN– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Paulesh.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Paraprakisht raportohet për dy viktima (Nënë e bir) dhe 5 të plagosur.

Shoferi i furgonit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!