Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i SPAK/ Arrestohen shefat e krimeve në Himarë e Lushnje dhe një ish-polic, shpallet në kërkim shefi i Policisë Kufitare të Sarandës

schedule21:45 - 1 Mars, 2025

schedule 21:45 - 1 Mars, 2025

Një operacion i gjerë me urdhër te Spak po kryhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.  Në ketë operacion mësohet se ka masa sigurie edhe për punonjës të policisë së shtetit që dyshohet se kanë shpërdoriar detyrën dhe janë të përfshirë në akte korruptive.

Aksioni ka nisur ne bazë të përgjimeve dhe komunikimeve që jamë zbërthyer që janë bërë nga Prokuroret e Posacëm. Pjese e këtij aksioni është bërë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Operacioni i SPAK, kontrolle në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë Sarande e Gjirokastrës. Në total jamë rreth 10 masa sigurie të lëshuara nga GjKKO me urdhër te Spak.

Police të arrestuar nga AMP:

1)-Shkëlzen Ruska me detyrë shef krimesh në Himarë- Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

2)-Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje- Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

3-Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”. Gjithashtu, Erdit Hazizaj ka qenë kandidat për deputet i PD në Roskovec

Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”:

1-Elvis Dervishi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë- Akuzat: trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Kontrolle në Vlorë janë kryer në dy banesa në zonën e Lungomares dhe pranë lagjes Pavarësia. Burime konfirmojnë që policia lokale ka qëndruar jashtë këtij aksioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Ndërkohë mëesohet se është ndaluar shefi i krimeve në komisariatin e Himarës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!