Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrest për avokatin/ SPAK: Korrupsion me klienten, kërkoi 4 mijë euro për të ndërhyrë te gjyqtari

schedule19:08 - 1 Mars, 2025

schedule 19:08 - 1 Mars, 2025

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme, ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

“Arrest në shtëpi” është caktuar për avokatin Bardhi Koçi ndërsa masë sigurie “Detyrim për tu paraqitur” është caktuar për një grua, e cila ishte në konflikt me ligjin kur është kryer vepra penale.

Sipas SPAK,  Bardhi Koçi, në kohën kur është kryer vrpra penale ka qënë Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, dhe I ka kërkuar një shtetaseje, 4 mijë euro, duke I premtuar se do ta ndihmonte duke ndërhyrë tek një gjykatë, pasi ajo akuzohej nga Prkuroria e Tiranës, për “Falsifikiim dokumentesh”.

Si paradhënie, avokati Bardhi Koçi ka marrë një shumë prej 1 mijë eurosh, ndërsa 3 mijë të tjera do t’I jepeshin në përfundim të çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Gjithashtu gjatë këtij hetimi, me qëllim kërkimin e provave janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë  e Tiranës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!