Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City dhe kur bomberi argjentinas është në gjendje fizike të luajë, është titullar i padiskutueshëm.
Që nga ardhja e Pep Guardiolës në krye të “Qytetarëve” disa vite më parë, Aguero ka pasur disi rivalitetin e talentit Gabriel Jesus, por ky i fundit ka vuajtur të gjejë minuta.
Mbrëmë, Jesus shënoi dy gola përballë Burnley, pasi e nisi sfidën si titullar. Braziliani shfrytëzoi mjaft mirë një dëmtim të Agueros dhe në ndeshjen e parë që Guardiola e aktivizoi, shënoi një dopietë shumë të bukur.
Për mediet britanike, Jesus foli hapur, duke i çuar dhe një mesazh Pep Guardiolës: “Aguero gjithmonë luan, prandaj shënon rregullisht. Unë jam sulmues, edhe unë dua të shënoj.
Por në fillim, duhet të luaj sa më shumë dhe këtë gjë e kam vetë në dorë, që të stërvitem sa më mirë”, përfundoi Jesus./abcnews.al