Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 17 apartamente në banesat sociale, që do t’u dhurohen familjeve të viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, në një intervistë për “ABC News”, sqaroi alternativat e strehimit për këto familje.
Familjet fatkeqe të tërmetit tragjik të 26 nëntorit nuk do të lihen në qiell të hapur. Ata do të kenë alternativa të ndryshme për të vendosur ku do të vijojë jeta e tyre, u shpreh Ruseti ndërsa shtoi më tje se janë ofruar 17 apartamentete në Shkozë, banesa sociale për të gjitha familjet që kanë nevojën për strehim të përhershëm.
Dhurimi 17 apartamenteve është detyrim që i shkon Bashkisë Tiranë nga qeveria. Nënkryetarja Ruseti tregon çfarë do të ndodhë nëse do të ketë nevojë për më shumë banesa.
“Kaq banesa aktualisht janë në dispozicion. Ditë pas dite do të pasurojmë këtë fond të banesave sociale me disa apartamente dhe banesa të tjera”, shprehet nënkryetarja Ruseti.
Me teja shton se strehimi në banesat sociale në Tiranë nuk do të jetë i përkohshëm.
“Në momentin që e pranojnë banesën sociale, ajo bëhet definitivisht e tyre, regjistrohet në emër të tyre”, tha ajo.
Jo të gjitha familjet e kanë të vendosur ku do të strohen përgjithmonë. Nënkryetarja e Bashkisë qartëson se në rastet që ata nuk do të pranojnë banesat sociale, do të kenë mundësi të tjera për të zgjedhur.
“Alternativa është bonusi i qerasë për një vit dhe më pas do të gjendet një zgjidhje tjetër definitive për ta. Aktualisht janë 4 familje që kanë pranuar të strehohen në Shkozë. Janë familjet vetë që vendosin se kush dëshriojë të streohen”, sqaroi Ruseti.
Banesat do të mobilohen nga pushteti vendor, ndërkohë që qeveria u ka siguruar familjeve që kanë pasur viktima nga tërmeti trajtim të posaçëm financiar për të gjithë jetën ndërsa të moshuarve pension të veçantë./abcnews.al