Votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe Bashkinë e Vorës.
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatiti tre skenare ku do të përfshiheshin më shumë njësi në kryeqytet, demokratët të cilët ishin kundër implementimit të tij, dakortësuan vetëm këto dy zona, pasi në njësinë 10 në 2021 ashtu edhe në Vorë në 2023 nuk hasur problematika.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau edhe 345.6 milionë lekë si fond vjetor për 11 subjekte politike.
Nga këto, Partia Socialiste mori 151.5 milionë lekë, Partia Demokratike 160.6 mln lekë, Partia e Lirisë, 15 mln lekë dhe Partia Socialdemokrate 12 mln lekë. Ndërkohë pas disa ditësh do të shpërndahen edhe 150 mln euro për fushatën zgjedhore, të cilat partitë do ti përfitojnë sipas rezultatit që kanë marrë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

